Messi më i mirë se Ronaldo sipas 'Marca-s'

Futboll

Messi më i mirë se Ronaldo sipas 'Marca-s'

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:07
Messi në mes

E përditshmja spanjolle Marca ka përzgjedhur yllin e Barcelonës, Leo Messi si futbollistin më të mirë të La Ligas për vitin 2017, duke ia dhuruar trofeun Alfredo di Stefano. Argjentinasi kështu ka mposhtur Cristiano Ronaldon, i cili ka fituar shumicën e trofeve individual dhe kolektiv.

Pas çmimit, Leo Messi tha se është i lumtur, pasi ky çmim është special për të. “Eshtë çmim shumë special. Ishte shumë mirë që e takova Di Stefanon”, tha Messi pasi mori çmimin. Ky ishte trofeu i pestë Di Stefano në karrierë që e mori Leo Messi. Argjentinasi po ashtu mori edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi sezonin e kaluar kishte shënuar 37 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat