Nuk pranohet dorëheqja

Futboll

Nuk pranohet dorëheqja

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:42
Starovës

Trajneri i Partizanit të Tiranës dha dorëheqjen në fundin e ndeshjes, pas humbjes katastrofike ndaj Luftëtarit 5:0. Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije, se dorëheqja nuk është pranuar nga drejtuesit dhe “Bobi” do të vazhdojë të qëndrojë në krye të “Demave të Kuq”.

Pas analizës së bërë është arritur në përfundimin, se nuk është vetëm faji i trajnerit për situatën e keqe që skuadra po kalon, por për këtë gjendja kanë përgjegjësi të gjithë. Në merkaton e janarit priten të ndodhin ndryshime drastike në skuadrën e Partizanit. Lajmi për qëndrimin e Sulejman Starovës është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit të kuq, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat