Galatasaray shkarkon trajnerin

Futboll

Galatasaray shkarkon trajnerin

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Igor Tudor

Drejtuesit e skuadrës së mirënjohur turke në futboll, Galatasaray, kanë shkarkuar trajnerin Igor Tudor pasi skuadra e tij humbi ndeshjen e tretë nga katër të fundit në të gjitha garat. Ish-lojtari i Juventus dhe Kroacisë është emëruar në krye të klubit në fillim të vitit duke zëvendësuar Jan Olde Riekerink por përfundoi sezonin e kaluar vetëm në vend të katërt. Një humbje jashtë fushe 2:1 ndaj Malatyaspor të dielën bëri që të ishte ndeshja e tij e fundit në bankën e skuadrës turke, një humbje që erdhi menjëherë pas disfatës së turpshme në kupë ndaj Sivas Belediyespor të kategorisë së dytë, megjithëse Gala kaloi në fazën tjetër për shkak të golave jashtë fushe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat