Presidenti i Federatës: Spanja jashtë Botërorit?

Futboll

Presidenti i Federatës: Spanja jashtë Botërorit?

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:06
Presidenti i Federatës: Spanja jashtë Botërorit?

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, i pezulluar nga detyra pas arrestimit gjatë kësaj vere, thotë se kërcënimet e FIFA-s për një përjashtim të mundshëm të Spanjës nga Botërori i Rusisë janë serioze, dhe duhen marrë parasysh.

Ai deklaroi se situata është e rëndë dhe serioze, pasi Këshilli i Shtetit kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë. “Këshilli i Shtetit pretendon se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, por kjo është e papranueshme dhe e pabazuar në ligj. Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga botërori, atëherë përgjegjësia bie e gjitha mbi shtetin. Mund të them se situate është mjaft e rëndë”, u shpreh Vijar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat