Pep Guardiola nën investigim nga policia spanjolle

Futboll

Pep Guardiola nën investigim nga policia spanjolle

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:27
Pep Guardiola

Pep Guardiola është nën investigimin e policisë spanjolle për rebelizëm gjatë referendumit polemik katalanas, sipas raporteve në Katalunjë.

Spanja ka kaluar disa muaj turbulentë pas vendimit të regjionit autonom për të organizuar një votim për pavarësinë e saj, megjithëse i është thënë jo.

Trajneri i Manchester City-t Guardiola gjithmonë ka qenë një mbështetës i Katalunjës dhe nuk ka nguruar asnjëherë të flasë hapur kundër trajtimit dhe padrejtësisë që po u bëhet votuesve.

El Nacional ka zbuluar se një grup i madh emrash është investiguar për rebelizëm ndaj qeverisë pas një manifestimi pro-pavarësisë të zhvilluar më 11 qershor.

“Një manifestim është lexuar nga Guardiola dhe është bërë për të mobilizuar mbështetësit e pavarësisë,” shkruhet në një deklaratë zyrtare.

Referendumi jozyrtar ka shkaktuar trazira në të gjithë Evropën.

Bashkë me Guardiola-n, disa prej liderëve që janë pro-pavarësisë janë gjithashtu nën investigim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat