El Clasico globale

Futboll

El Clasico globale

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:13
Ilustrim

Ka shume arsye për ta etiketuar superpërballjen Real Madrid – Barcelona si më të ndjekurën në të gjithë botën, por sigurisht janë shifrat apo statistikat ato që e vërtetojnë këtë fakt. El Clasico i 23 nëntorit do të mbajë të mbërthyer para ekranit të apasionuarit e futbollit anembanë globit, ndërsa numri i vendeve, ku opertorët televizivë nuk kanë shpenzuar për ta transmetuar, janë vetëm 4. Bëhet fjalë për Mongolinë, Korenë e Veriut që udhëhiqet nga diktaroti Kim Jong-un, Malta dhe Papua Guinea e Re. Në fakt në ishujt e Paqësorit e kanë një mundësi për ta shijuar El Clasicon, pikërisht nëpërmjet sinjalit të TV Fixhit.

Në Shqipëri, si gjithmonë, El Clasico mund të shijohet në maksimun nëpërmjet ekranit të Supersport, të platformës Digitalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat