Gianluigi Donnarumma ka theksuar se ka edhe katër vite kontratë me ekipin nga San Siro.
Gianluigi Donnarumma ka mohuar spekulimet se është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Milan.
Portieri italian ka theksuar se ka edhe katër vite kontratë me ekipin nga San Siro.
“E ardhmja ime larg Milanit? Kam edhe katër vjet kontratë, do të përgjigjem kështu”, u shpreh Donnarumma pas ndeshjes me Fiorentinën. Donnarumma ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain dhe Juventus.