Edhe Bari kërkon Memushajn

Futboll

Edhe Bari kërkon Memushajn

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:53
Ledian Memushaj

Ledian Memushaj mund të luajë në të njëjtën skuadër me Migjen Bashën për pjesën e dytë të sezonit, pikërisht te Bari. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare me shumë mundësi do të largohet gjatë janarit nga Benevento, që është e destinuar të bjerë nga kategoria, teksa mbyll renditjen e Serisë A me vetëm 4 pikë në 19 ndeshje të fazës së parë. Janë të shumta skuadrat e Serisë B që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit 31-vjeçar, ku së fundmi ka dalë në skenë edhe Bari, që ka synim ngjitjen në Serinë A sezonin e ardhshëm. Te skuadra puljeze luan sezonin e tij të dytë Migjen Basha, i cili konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat