Skuadra e Juventusit nuk fal asnjë ekip, kësaj radhe nuk tregoi mëshirë as për ekipin e të njëjtit qytet, Torino, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Juve u kualifikua në gjysmëfinale e cila do të ndeshet me Atalantën e portierit Etrit Berisha, "Zonja e Vjetër: ka qenë më e mirë se skuadra torineze dhe triumfun me golat e Costas (15') e Mandzukicit (67').
Kampioni italian është ndër favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Italisë, kur kihet parasysh edhe ekipin që ka. Në gjysmëfinale takohen: Juventus-Atalanta dhe Milan-Lazio.