Ballkani nga Theranda me ngulmë kërkon rikthimin në elitën e futbollit. Ata përforcohen me një futbollist të dëshmuar, siç është mbrojtësi Liridon Kukaj.
Me Kukajn therandasit do të jenë më të kompletuar në repartin e mbrojtjes dhe me synime edhe me konkrete. Therandasit janë në vend të tretë me 34 pikë, pesë me pak se KEK-u nga Kastrioti në krye të renditjes.
Kukaj premton se do të japë kontribut të madh. Ai ka qenë pjesë e shumë skuadrave qoftë në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni. Futbollisti është prezantuar në kolektivin e ri dhe me zotimin për një Ballkan më të fortë.