Barcelona gjunjëzoi edhe Levanten

Futboll

Barcelona gjunjëzoi edhe Levanten

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:04
Suarez gjatë ndeshjes së sotme

Barcelona nuk ka të ndalur! Lideri spanjoll plot 18 ndeshje pa humbje, 15 fitore e 3 barazime.  Barcelona shënoi fitore me rezultat 3:0 në përballje me Levanten, në ndeshjen e javës së 18-të. Pa dyshim se katalunasit kanë mbrojtjen dhe sulmin më të mirë. Treguesi më i mirë është se, për 19 ndeshje realizuan 47 gola dhe pësuan vetëm 7 herë! Në minutën e 12-të, Alba me mençuri e gjen Lionel Messin brenda 16-shit, i cili nga rreth 12-13 me gjuajtje të fortë e të saktë kaloi në epërsi (1:0) ekipin e tij. Gol më të bukur se Messi realizoi Luis Suarez. Ai në minutën e 38-të pas asistimit të Robertos, me një goditje të fortë nga 11-12 metra, fërfëlloi topin në pjesën e epërme të djathtë të portës së portierit Oier. Në minutën e 90+3’, Paulinho vulosi fitoren në 3:0. Tri pikë të mëdha për Barcelonën e cila kryeson bindshëm me 48 pikë apo ka nëntë më shumë se Atletico Madridi. Messi kryeson listën e shënuesve me gjithsej 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat