Nga sot “VAR” edhe në Angli

Futboll

Nga sot “VAR” edhe në Angli

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:37
Ilustrim

Sistemi “VAR” (Video Assistant Referee) do të zbarkojë në Angli. Kjo teknologji do të përdoret me rastin e ndeshjes Brighton-Crystal Palace, e vleshme për fazën e 1/32-ve të Kupës së Anglisë, që do të luhet mbrëmjen e së hënës.

Kjo teknologji pritet të përdoret edhe në Kupën e Botës që do të zhvillohet në rusi. Që nga momenti që IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit) ka miratuar eksperimentimin e VAR në qershor të 2016-ës, ky sistem është përdorur përafërsisht në 1000 ndeshje, që janë luajtur në kompeticione të rëndësishme.

Megjithatë, VAR nuk është pëlqyer nga të gjithë. Në Serinë A, për shembull, ka pasur ankesa për mënyrën e përdorimit dhe për vonesën që shkakton gjatë lojës. “Mua nuk më pëlqen kjo teknologji”, ka thënë trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat