“Arena Kombëtare”, sa për qind e punimeve ka përfunduar…

Futboll

“Arena Kombëtare”, sa për qind e punimeve ka përfunduar…

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:16
“Arena Kombëtare”, sa për qind e punimeve ka përfunduar…

Shqipëria pritet të ketë në fund të këtij viti shtëpinë e re të ekipit përfaqësues,  “Arena Kombëtare”. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi publikuar në faqen zyrtare të saj, shprehet se punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ecin me ritme të shpejta dhe deri tani janë kryer 60% e tyre.

“FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situacionin në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar rreth 60% të planit, kryesisht te karabinaja. Sipas të dhënave më të fundit teknike, mësohet se punimet në të gjithë hapësirën betonarme dhe konstruksioneve metalike (karabinasë) është në këtë përqindje”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së.

Punimet po kryhen në të gjithë sektorët e stadiumit të ri, ndërkohë që ndërtimi i fushës së stadiumit do të nis fill pasi të jetë vendosur dhe mbulesa e tribunave të tij.

“Përpos punimeve aty, fazat intensive për ngritjen e impiantit të ri kalojnë edhe nëpërmjet përgatitjes së materialeve në sektorë dhe kantiere të ndryshme jashtë stadiumit. Pikërisht në këto vende po ndërtohen aktualisht edhe shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa inxhinierët shprehen se, vetëm pas përfundimit të instalim-montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën”-citohet nga njoftimi i federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat