Kjo është arsyeja pse Walcott dëshiron të largohet nga Arsenali

Futboll

Kjo është arsyeja pse Walcott dëshiron të largohet nga Arsenali

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:39
Theo Walcott

Theo Walcott bën pjesë në listën e disa futbollistëve që mund të largohen nga Arsenali këtë afat kalimtar.

Anësori 28 vjeçar po kërkon që të largohet nga Arsenali, për t’iu bashkuar një skuadre ku do t’i premtohej më shumë minuta, për të mos humbur vendin në Kombëtaren e Anglisë, për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Walcott këtë sezon ka pasur paraqitje të limituara, ku nga 15 paraqitje, nëntë herë ka ardhur si zëvendësues.

Janë skuadra si Southampton dhe Everton që kanë shprehur interesim për të, ndërsa ditë më parë është përmendur edhe Interi me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat