Hyseni te Llapi

Futboll

Hyseni te Llapi

Nga: K.Goca Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:14
Muhamet Hyseni prezantohet

Futbollisti Muhamet Hyseni i është bashkuar skuadrës së Llapit. Sipas drejtuesve të kampionit vjeshtor të elitës së futbollit, bëhet fjalë për një talent të madh. “Talenti llapjan Muhamet Hyseni është futbollisti më i ri i KF Llapit.

Krahas transfereve për titull të kampionit, KF Llapi mendon edhe për të ardhmen e klubit duke afruar kështu edhe talentët, ku Hyseni nga sot është pjesë e jona”, bëhet e ditur nga klubi. Llapi dimroi në vend të parë me 34 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe katër se Drita që mban vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat