Futbollistët që do të luajnë për Shkëndijen

Futboll

Futbollistët që do të luajnë për Shkëndijen

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:51
Pamje nga përgatitjet

Shkëndija lë Tetovën për të vijuar përgatitjet dimërore shtatë ditët e ardhshme në Ohër. Kampioni vjeshtor synon të përgatitet sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit.

Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e plan-programit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike. Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Qatip Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brenda grupit.

Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë. Ndërkohë jashtë listës së futbollistëve për në Ohër kanë mbetur Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani të cilët do të vijojnë stërvitjet individuale në Tetovë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për pjesën pranverore të sezonit.

Portierë:

Kostadin Zahov

Saladin Mustafi

Bekim Rexhepi

Artan Iljazi

Mbrojtës:

Bllagoja Todorovski

Mevlan Murati

Olsi Teqja 

Egzon Bejtullai

Ylber Beqiri

Mevlan Adili

Ardian Cuculi

Mesfushorë:

Sabit Bilali

Besmir Bojku

Enis Fazlagic

Ennur Totre

Armend Alimi

Arbin Zejnullai

Ferhan Hasani 

Sulmues:

Stenio Junior 

Ensar Luma

Marjan Radeski

Besart Ibraimi

Shefit Shefiti

Izair Emini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat