Cili vlen më shumë?

Futboll

Cili vlen më shumë?

Më: 9 janar 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

CIES, observatori i futbollit, ka publikuar raportin e vet vjetor mbi vlerën e tregut të futbollistëve nga pesë ligat kryesore europiane. Për të kryer këtë studim, merren parasysh disa kritere, të tilla si mosha e lojtarit, pozita e tij, kohëzgjatja e kontratës dhe performanca.
Duke marrë parasysh këto kritere, raporti arrin në përfundimin se lojtari me vlerën më të lartë të tregut për momentin është Neymar. Sulmuesi i PSG-së vlerësohet 213 milionë euro, nëntë më pak se skuadra franceze ka paguar për të verën e kaluar. Në vendin e dytë është Leo Messi, me vlerë 202 milionë euro, i pasuar nga futbollisti i Tottenham, Harry Kane, me 195 milionë euro.
Cristiano Ronaldo, lojtari më i suksesshëm në vitin e kaluar, është larg nga pozicionet më të larta. Futbollisti i Real Madridit zë vendin e 49-të të kësaj renditjeje, me një çmim prej 80.4 milionë eurosh.

Ndër “top 10” futbollistët më të lartë të kësaj renditjeje bie në sy se pesë prej tyre luajnë në Premier League. Përveç Harry Kane, shfaqet në pozicionet e para Dele Alli, Kevin de Bruyne, Lukalu dhe Pogba. Në dhjetëshen e parë të kësaj renditjeje janë vetëm dy lojtarë nga La Liga: Messi dhe Griezmann. Francezi i Atlético Madrid ka një vlerë tregu prej 150.7 milionë eurosh. Spanjolli i parë në këtë renditje është Álvaro Morata, në vendin e 20-të. Vlerësimi i tij në treg arrin 108 milionë euro. Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, renditet i 16-ti, me një vlerë tregu prej 123 milionë eurosh. Barcelona ka disbursuar vetëm 120 milionë fikse. Nga ana e tij, Van Dijk, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, për të cilin Liverpool ka paguar gati 78.8 milionë euro, vlerësohet në këtë renditje me 50.8 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat