Mourinho në ‘përqafim’ me përforcimin e ri të Man Utd

Futboll

Mourinho në ‘përqafim’ me përforcimin e ri të Man Utd

Më: 9 janar 2018 Në ora: 15:41
Jose Mourinho dhe Lucas Moura

Emri i fundit që është bindur për t’u bashkuar me ‘Red Devils’ është ai i brazilianit Lucas Moura.

Disa ikin, disa vijnë. Jose Mourinho nuk është asnjëherë i kënaqur nga merkato.

Me mendjen te Antoione Griezmann, që shihet si objektivi madhor për merkatron e verës, portugezi po kërkon të riparojë formacionin me disa lëvizje në merkaton e dimrit.

Emri i fundit që është bindur për t’u bashkuar me ‘Red Devils’ është ai i brazilianit Lucas Moura.

Talenti brazilian që pas mësymjes së Neymar e Mbappe në Paris ka mbetur në hije, po kërkon një vend titullari, që mund ti garantojë prezencën në kombëtaren e Brazilit në verën e këtij viti.

Sipas mediave britanike, Mourinho ka siguruar pëlqimin e vetë futbollistit, që nga ana tjetër është duke punuar me njerëzit e tij për të bindur klubin parizien që të lejojë transferimin e tij drejt Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat