Gerrard: Liverpoolit do t’i mungojë Coutinho

Futboll

Gerrard: Liverpoolit do t’i mungojë Coutinho

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:15
Gerrard: Liverpoolit do t’i mungojë Coutinho

Steven Gerrard një nga legjendat e Liverpoolit, flet për ish futbollistin e ‘Redsave’, Philippe Coutinho, që u transferua te lideri spanjoll, Barcelona. “Unë ende po e përtypi këtë si një tifoz i Liverpoolit.

Nuk jam i befasuar nga kjo. Unë e di se Liverpooli ka bërë gjithçka për ta mbajtur atë, ka luftuar për ta mbajtur deri në verë. Por, kur një djalosh ka një ëndërr, një latino-amerikan, i cili dëshiron të luaj për Barcelonën dhe e sheh këtë si mundësinë e vetme që mund ta ketë për këtë, atëherë është e vështirë që ta ndalësh.

Nuk ka dyshime për këtë, Liverpoolit do t’i mungojë ai. Ai është futbollist i mrekullueshëm”, ka thënë Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat