Nainggolan – Roma, konfirmohet vendimi i madh

Futboll

Nainggolan – Roma, konfirmohet vendimi i madh

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:31
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan rikthehet në formacionin startues.

Lajmi konfirmohet nga trajneri Eusebio Di Francesco.

“Jo, me Radjan nuk kemi kurrfarë problemi. Ai do të luajë nga minuta e parë ndaj Interit”, deklaroi Di Francesco.

Nainggolan u dënua me 100 mijë euro dhe u la jashtë ndeshjes me Atalantan.

Kjo për shkak të një videoje të publikuar në mbrëmjen e Vitit të Ri, ku “bisha” verdhekuqe u pa me duhan dhe me pije alkoolike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat