Mourinho i patrazuar nga deklaratat e Conte, ndihet i pafajshëm

Futboll

Mourinho i patrazuar nga deklaratat e Conte, ndihet i pafajshëm

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:14
Mourinho dhe Conte

Ai të bën të kuptosh se nuk ka qëllim të vazhdojë këtë sherr mediatik me homologun e tij, 54-vjeçari preferon të fokusohet te pjesa e mbetur e sezonit të United.

Mourinho është befasuar nga qëndrimi i Conte-s, por nuk mendon se ka faj pasi trajneri i Chelsea-t gabimisht mendoi se ishte ai palaço që përmendi portugezi një javë më parë.

Deklarata e palaços detyroi Conte-n të deklaronte se Mourinho vuante nga skleroza të premten e kaluar. Mourinho tha atë natë se ka bërë gabime në të kaluarën dhe do të bëjë gabime në të ardhmen por nuk do të pezullohet asnjëherë për trukim ndeshjesh.

Conte kundërpërgjigjet duke e quajtur një njeri të ulët portugezin.

Të martën Conte deklaroi se nuk do t’ia harrojë fjalët e thëna Mourinho-s por Mourinho ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Skuadra e Conte-s do të ndeshet me Arsenal në gjysmëfinalen e Carabao Cup të mërkurën, dhe pas ndeshjes të gjithë po presin me padurim të dëgjojnë se çfarë do të thotë Conte rreth kësaj çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat