Ibrahimovic-United, divorc që në janar? E presin në SHBA dhe Kinë…

Futboll

Ibrahimovic-United, divorc që në janar? E presin në SHBA dhe Kinë…

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:37
Zlatan Ibrahimovic

Rrugët e Manchester United dhe Zlatan Ibrahimovic mund të ndahen që në janar, gjashtë muaj para fundit të kontratës. “Thashethemi” i bujshëm është bërë i ditur nga “Yahoo Sports”, sipas të cilit 36-vjeçari nga Suedia, që sapo ka lënë pas shpine një dëmtim të rëndë që solli operacionin në muajin prill, ndihet i tërhequr nga një përvojë në kampionatin kinez ose në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku emri i tij është akoma shumë tërheqës.

Në këto kushte jashtë shtuar zërat se qendërsulmuesi suedez mund të shkojë në Kinë ose në SHBA që gjatë muajit janar. Te Manchester United, Lukaku është titullar i padiskutueshëm, ndërsa Rashford dhe Martial janë dy alternativa të tjera që i pëlqejnë trajnerit Jose Mourinho. Kësisoj, Zlatan mund të ndihet i tepërt dhe të largohet gjashtë muaj para “lamtumirës”, që në verë është e pashmangshme…

Ibra u rikthye më shpejt sesa mendohej dhe nga 18 nëntori deri më 26 dhjetor ka luajtur 7 ndeshje, pesë nga stoli dhe dy si titullar me një gol “pa vlerë” të shënuar kundër Bristol City. Një total prej 187 minuta përpara se të ndalej sërish për një muaj, si pasojë e një dhimbje në gjurin e operuar. Pikërisht kjo ndalesë tjetër ka ngjallur dyshime në lidhje me karrierën e tij. Në moshën 36 vjeç Premier League duket shumë e lodhshme edhe për një “luan” si ai…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat