U nda nga bashkëshortja, Xhemaili largohet nga Kanadaja dhe firmos në Serinë A

Futboll

U nda nga bashkëshortja, Xhemaili largohet nga Kanadaja dhe firmos në Serinë A

Më: 11 janar 2018 Në ora: 00:29
Blerim Xhemail dhe Erjona

Blerim Xhemaili kthehet te Bologna pas 7 muajsh. Mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës do të jetë sërish pjesë e Serisë A. Xhemaili ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Montreal Impact që merr pjesë në MLS (kampionati i futbollit në SHBA).

Edhe vetë trajneri i Montreal, Remy Garde ka lajmëruar se mesfushori nuk do të jetë më pjesë e skuadrës që ai drejton.

“Na ka kërkuar largimin për arsye familjare dhe sportive. Nuk dëshirojmë të mbajmë në ekip një futbollist që nuk është i bindur për të qëndruar”, tha trajneri Garde. Xhemaili u largua nga Bologna në maj të 2017-ës për të luajtur për ekipin kanadez të Montreal, por tashmë pas 7 muajsh ai do të rikthehet në Serinë A.

Kujtojmë se pak javë më parë ai është ndarë edhe nga bashkëshortja, pikërisht shqiptarja Erjona Sulejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat