Plas “bomba” te Real Madrid

Futboll

Plas “bomba” te Real Madrid

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:17
Ilustrim

Zinedine Zidane, trajnerit të Real Madridit, tashmë i ka skaduar data, sipas informacionit që ka filluar të filtrohet nga politika e klubit mbretëror spanjoll. Siç raportohet nga portali “Unë jam Madridist”, Florentino Pérez, presidenti i “Los Blancos”, tashmë ka vendosur që trajneri francez të mos vazhdojë nga 30 qershori i ardhshëm. Po ashtu, është përvijuar edhe emri i pasuesit të tij ideal. Ky është gjermani Joachim Löw, trajneri aktual i kombëtares gjermane, edhe pse argjentinasi Mauricio Pochettino (Tottenham) është opsioni tjetër në tryezën e Perez, shkruan telesport.

Siç shpjegohet, lidershipi i Real Madridit ka qenë në kontakt me Löw për të testuar gfatishmërinë e përfshirjes së tij në këtë operacion dhe bisedimet janë në rrugën e duhur. Udhëheqësit e të bardhëve janë shumë optimistë në lidhje me opsionet për trajnerin gjerman, se në fund do ta pranojë propozimin e tyre. Handikapi kryesor i operacionit është se Löw ka një kontratë në fuqi me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) deri në vitin 2020, prandaj, në përfundim të Kupës së Botës së kësaj vere në Rusi, ai do të duhet të japë dorëheqjen, ose të negociojë lamtumirën e tij. Gjithçka do të varet nga vullneti i mirë i treguar nga drejtuesit e DFB.

Zidane është i dënuar me largim për atë që ka ndodhur deri më sot, në këtë sezon, çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm. Atë nuk do ta shpëtonte as fitimi i Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi. Trajneri francez e ka humbur në mënyrë të qartë impulsin e tij me Florentino Perez pas nënshkrimit të portierit Kepa Arrizabalaga. Joachim Löw ka qenë në krye të skuadrës kombëtare gjermane që nga viti 2006 dhe ka qenë gjithmonë i hapur për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të një ekip të ligës spanjolle, sapo të përfundojë angazhimi i tij për “DFB”. Natyrisht, Real Madridi do të ishte një “Olimp” për të, në karrierën profesionale, pas drejtimit me sukses të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat