Presidenca e FSHF-së: Duka zyrtarizon rikandidimin, pritet Bashkim Fino

Futboll

Presidenca e FSHF-së: Duka zyrtarizon rikandidimin, pritet Bashkim Fino

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:13
Logo: FSHF

Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, që kërkon mandatin e pestë radhazi në krye të futbollit shqiptar, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për postin që mban. Në pritje të kandidatit tjetër rival, që pritet ta zyrtarizojë sonte emrin e tij në këtë proces zgjedhor, Bashkim Fino, ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti aktual i Partisë Socialiste në Kuvend, parashikohet një garë e ethshme, si asnjëherë më parë, ndoshta. Kujtojmë se zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore. Nën moton “SË BASHKU PËR FUTBOLLIN”, Duka ka lëshuar i pari “dorashkën”:

“Ndihem jo vetëm i detyruar, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni. Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi, që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të rikandidoj, i bindur se të gjthë bashkë, përfshirë edhe ju, që nuk keni të drejtë vote, mund të vazhdojmë se bashku një rrugë, e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi. Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës kombëtare me objektivin madhor: kualifikimin në “EURO 2020”, dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do të vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion të të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat