Liria lufton në të dyja frontet

Futboll

Liria lufton në të dyja frontet

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:56
Pamje nga stërvitjet

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, Liria nga Prizreni, ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Të pranishëm që në start ishin të gjithë futbollistët, pos Endri Vrapit, që ka lejen e klubit dhe që bashkohen më vonë me grupin.

Liria, njërën nga fazat përgatitore do ta zhvillojë jashtë vendit. “Besojmë që puna kontinuele nga stinori i kaluar, por dhe tash kjo që do të bëhet do të sjell rezultatin e pritur.

Ne, jemi me ambicie në të dyja frontet, për të ndjekur titullin dhe Kupën, pasi që diferenca në pikë është e vogël dhe ajo ‘shkrihet’ lehtë. Puna profesionale nga të gjithë në klub besojmë të kurorëzohet me sukses në përfundim të stinorit’, ka thënë drejtori Erxhan Dana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat