Mustafi më notë më të mirë se Xhaka kundër Chelseat!

Futboll

Mustafi më notë më të mirë se Xhaka kundër Chelseat!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:39
Mustafi në dyluftim

Arsenali u nda baras (0:0) me Chelsean, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup në Angli. Në ndeshjen që u zhvillua në “Stamford Bridge” nuk pati gola dhe gjithçka mbetet të vendoset në takimin e kthimit në Emirates.

 Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka, u paraqitën titullarë, duke u angazhuar maksimalisht dhe me Arsenalin dolën të pamposhtur.

Mustafi u vlerësua me notën 6.5 nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Mustafi  u vlerësua me notë më të mirë se Xhaka, ky i fundit me 5.5.  Xhaka është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në këtë ballafaqim shumë të luftuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat