Thiago Silva: Pastore ka kërkuar të largohet

Futboll

Thiago Silva: Pastore ka kërkuar të largohet

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:58
Javier Pastore

Zërat e merkaton në lidhje me Javier Pastore janë konfirmuar nga mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, i cili ka thënë se: “Besoj se i ka kërkuar klubit të largohet”.

Lojtari duket se ka dëshirë të kthehet në kampionatin italian dhe të bashkëpunojë me Sabatini-n tek Inter. Objektivi i tij është të luftojë për një vend në Kupën e Botës.

Por duket se tentativa e fantazistit nuk ka qenë e suksesshme. “Në fund, nuk kanë arritur të bien dakord”, ka zbuluar përsëri Thiago Silva.

Gjithsesi, dëshira e lojtarit për t’u larguar nga klubi francez është një avantazh i madh për zikaltrit që do të provojnë ta sigurojnë futbollistin deri në ditën e fundit të merkaton së dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat