Nis “ankandi” për Arthur, por Gremio kërkon 50 milionë euro!!!

Futboll

Nis “ankandi” për Arthur, por Gremio kërkon 50 milionë euro!!!

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:15
Arthur

Chelsea dhe Manchester United po vazhdojnë të ndjekin mesfushorin e Gremio, Arthur. Barcelona u duk se kishte një marrëveshje me 21-vjeçarin, pasi ai pozoi me fanellën katalanase, pas një takimi me drejtorin sportiv “blaugrana” Roberto Fernandez.

Kjo e nervozoi klubin e Gremio, që deklaroi publikisht se nuk kishte arritur asnjë marrëveshje dhe se futbollisti mund të largohej vetëm nëse paguhen 50 milionë euro. Barcelona mbetet e interesuar për lojtarin, por pas blerjeve të Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, katalanasit do të duhet të shesin të paktën 8 lojtarë.

Gremio ka pasur oferta edhe nga klubet angleze se për “inat” të Barcelonës ata mund të pranojnë rreth 40 milionë euro nga Chelsea ose Manchester United, që gjithsesi e kanë konsideruar shumë të lartë këtë çmim. Manchester City dhe Arsenal janë skuadrat e tjera që kanë pyetur për Arthur në të kaluarën, teksa ai ka qenë pjesë e Brazilit U-21 dhe pritet të jetë pjesë e “Selseao” që do të luajë në Kupën e Botës 2018. Ndërkohë, brazilianët e Flamengo janë shumë pranë huazimit të Marlos Moreno, pronësinë e të cilit e ka Manchester City dhe aktualisht po luan te Girona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat