Interi afër transferimit të Lisandro Lopez, klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit

Futboll

Interi afër transferimit të Lisandro Lopez, klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit

Më: 12 janar 2018 Në ora: 06:57
Lisandro Lopez

Burimet e shumëfishta të mediave pretendojnë se Interi është në detajet e fundit me Benficën për mbrojtësin Lisandro Lopez, i cili pritet të transferohet me huazim me opsion blerje për 8-11 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti shprehu shqetësimin e tij kur deklaroi se “madje edhe nëna ime 80-vjeçare e di se Interit i mungon një qendërmbrojtës” dhe duket sikur klubi ka dëgjuar.

Kjo pasi drejtuesit e klubit italian janë gjuajtur fuqishëm në ‘merkato’ dhe duket se e kanë siguruar përforcimin e parë.

Sipas mediumit Sportitalia, ka negociata të përparuara në progres për të nënshkruar me Lisandro Lopezin në huazim me mundësi blerje për tetë milionë euro.

Mediumi tjetër FCInterNews.it sugjeron se opsioni do të jetë më i afërt me shifrën e 11 milionëve, ndërsa Calciomercato.com thotë se do arrihet në 10 milionë euro.

28-vjeçari ka katër paraqitje të larta për Kombëtaren e Argjentinës dhe ka qenë në Benfica që nga vera e vitit 2014.

Sky Sport Italia dhe të tjera media tani kanë shtuar se të dy klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit dhe një zyrtarizimi i tij pritet të vijë sot ose më së largu nesër (e shtunë).

Interi gjithashtu po shikon edhe emra tjerë në mesfushë dhe sulm, ku më të përfolurit janë Rafinha dhe Gerard Deulofeu, Ramires dhe Daniel Sturridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat