Milani hedh sytë nga Bundesliga

Futboll

Milani hedh sytë nga Bundesliga

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:19
Julian Brandt

Milani hedh sytë nga Bundesliga për përforcimin e radhës. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të vëzhguar nga afër Julian Brandt të Bayer Leverkusen. Edhe pse 48-vjeçari e mohon se do të shkojë për merkato, në Itali janë të bindur se synimi i drejtuesit është i qartë. Gjithsesi 21-vjeçari i “Aspirinave” do të jetë një objektiv kryesor për klubin milanez gjatë merkatos së verës, pasi vështire se Milani mund të bëjë një blerje të tillë në janar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat