Zidane: Jam lodhur...

Futboll

Zidane: Jam lodhur...

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:51
Zidane

Real Madridi kërkon vetëm tri pikë në duelin e nesërm (16.15) ndaj Villarealit, në kuadër të javës së 19-të në Kampionatin e Spanjës. Reali luan në konak të vetin ndaj nëndetëses së verdhë mjaft të papërshtatshme.  Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, tha se është lodhur: “Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i keq, është e lehtë ta thuash se gjithçka është keq, por nuk është ashtu. Nëse flet keq për Real Madridin shet më shumë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos i dëgjojmë çfarë flitet. E gjitha çfarë thuhet është se Real Madrid është keq dhe nuk shkon asgjë mirë, unë nuk e shoh ashtu. Jemi në garë në të gjitha garat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat