Real-it i duhen pikë, “Nëndetësja e Verdhë” mund ta fundosë

Futboll

Real-it i duhen pikë, “Nëndetësja e Verdhë” mund ta fundosë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 07:58
Cristiano Ronaldo

Real Madrid, pas barazimit 2-2 të marrë të dielën e kaluar në fushën e Celta Vigo-s, ka mbetur 16 pikë mbrapa Barcelona-s, që kryeson kampionatin spanjoll me 48 pikë. Kampionët në fuqi mund të thuhet se e kanë humbur luftënn për titull, por duhet të fillojnë të grumbullojnë pikë për të shmangur humbje të mëtejshme të pozicioneve në klasifikim. Skuadra e Zidane mban vendin e katërt në renditje me 32 pikë, tri më shumë se Sevilla e vendit të pestë dhe katër më shumë se Villarreal, kundërshtari i tyre i të shtunës.

“Nëndetësja e Verdhë” do të paraqitet në këtë ndeshje pas një barazim 1-1 zhgënjyes të marrë kundër Deportivo La Coruna të dielën e kaluar. Gjithsesi, trajneri Calleja mund të jetë i kënaqur me paraqitjet që ka bërë skuadra e tij në mbrojtje, duke parë se Villarreal ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat. Ndërkohë, trajneri Zidane ka thënë se: “Ajo që duhet të bëjmë është të mos dëgjojmë ato që thonë të tjerët në media. Gjithçka që thuhet aktualisht rreth Real Madrid është negative, por gjërta nuk janë ashtu. Unë nuk i shoh në atë mënyrë.

Ne duhet të tregojmë anët pozitive. Jemi ende në luftë në të tri frontet dhe duhet të ecim përpara në këtë rrugë. Jam lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra, që po na ecën keq. Është e gabuar kur thuhen këto gjëra, por nuk e kuptoj se kur flitet keq për Real ka më shumë bujë”.

Shifra dhe Fakte
– Villarreal nuk ka marrë asnjë fitore në 17 vizitat e fundit që ka bërë në “Santiago Bernabeu” (Real ka fituar 12 nga ato ndeshje).
– “Los Blancos” kanë marrë një fitore të bukur me përmbysje kur këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit në shkurtin e 2017-ës. Bale, Ronaldo dhe Morata realizon golat që ndihmuan Real-in të anulonte avantazhin prej dy golash të Villarreal.
– Villarreal ka arritur të marrë një pikë në ndeshjen e fundit që kanë luajtur kundër Real në “Santiago Bernabeu”: 1-1 në shtator të 2016-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat