Megjithëse pësoi një tjetër humbje ndaj Villarreal, Dani Carvajal ka sugjeruar se çdo lojtar që nuk ka besim te forca e skuadrës është i lirë të largohet.
Real kishte mundësitë për të fituar ndeshjen por në fund u mposhtën nga “Nëndetësja”.
“Rezultati nuk i përgjigjet lojës së zhvilluar për 90 minuta,” shprehet mbrojtësi i djathtë pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë vuajtëm lodhjen, por kishim më shumë raste.
“Është një situatë shumë e vështirë, por ai që nuk beson te skuadra është i lirë të largohet.”
Cristiano Ronaldo goditi dy herë shtyllën dhe humbi një rast të artë pak përpara pushimit.
“Është e vështirë të shpjegohet,” vijon Carvajal.
“Shkon në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes dhe je i mbaruar, por ky është futbolli.
“Shpresoj të festojmë ndonjë titull në fund të sezonit.”