Zidane shpjegon humbjen nga Villareali

Futboll

Zidane shpjegon humbjen nga Villareali

Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:50
Zidane shpjegon humbjen nga Villareali

Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas humbjes së sotme ndaj Villarealit në të cilët ka thënë se kjo humbje nuk ka shpjegim. Kjo është intervista e plotë e tij:

Shpjegimi për humbjen
”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë. Nuk e meritojmë këtë. Mund të bëni gjëra të mira dhe të gabuara por mendoj se kemi bërë një lojë të mirë, por kur topi nuk dëshiron të hyjë në portë, kjo është shumë e komplikuar. Pastaj provuam kundërsulmet por ishte shumë vështirë për lojtarët.”

Shkaqet e momentit të keq
”Topi nuk dëshiron. Kur ke mundësinë që të shënosh gol. Ndonjëherë nuk dëshironpor mirë. Ka ndeshje që jo nuk ndodh dhe kohët e fundit po na ndodh gjithmonë. Për besimin është shumë vështirë, kemi pasur raste për të shënuar gola por në fund.., mirë nuk e merituam këtë padi.”

”Situata është paksa si e dehur, gjithmonë e më shumë, sot një humbje. Nuk dua të them gjithmonë të njejtën gjë, ajo që nuk mund të bëjmë është t’i ulim armët tona, ndërsa ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë me punën, do të vijë një kohë që do e tejkalojmë këtë. Brenda të gjithave gjërave negative që po na ndodhin, do të kërkojmë dicka pozitive.”

”Ne duhet të angazhohemi për fitore, dicka pozitive, të mendojmë vetëm për këtë, sepse nuk mund të qeshim me vetveten, e njohim situatën, cdo ditë më e komplikuar. Nuk mendojmë përLa Liga, mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe ta fitojmë atë. Shkojmë për t’i fituar të gjitha këto, të ndryshojmë rrugën e keqe drejt asaj të mirës.”

Puna mentale
”Mentalisht nuk është e letë, lojtarët nuk ndalen së vrapuari, duke luftuar dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Porosia ime për ta është të vazhdojmë në rrugë të sigurtë, në futboll ndonjëherë ka ngritje dhe uljese të momenteve, do të shkojmë për t’i ndryshuar ato së bashku. Sot është vështirë, gjithcka me kokë poshtë kundër nesh. Ne nuk e merituam këtë sot, por brenda negativës ka edhe dicka pozitive, lojtarët nuk u dorëzuan asnjë moment gjatë 90 minutave.”

Situata
”Eshtë e vështirë. Sepse kemi bërë gjithcka për të fituar. Kemi pasur shumë raste dhe nuk dëshironte të hynte goli. Nuk ka shpjegim. Eshtë një situatë e vështirë atje dhe këtu. Eshtë e vështirë për lojtarët e mi, nuk mund të fajësoj askënd. Ajo që po jetojmë është një moment i keq, sepse ishte një humbje e vështirë. Nuk e merituam këtë.”

Copa del Rey
”Brenda negativitetit duhet të shikojmë për dicka pozitive, kemi një ndeshje të enjten. 90 minuta për të kërkuar fitoren dhe të ndryshojmë rrugën e momenteve të këqija. Eshtë e trishtueshme, por është kjo me të cilën duhet të jetojmë.”

Ndjenjat në zhveshtore
”Në zhveshtore flasim për fatin e keq. Eshtë më së shumti topi që nuk dëshiron të hyjë në rrjetë. E provojmë atë në cdo mënyre, por nuk dëshiron. Shpjegimi që kam është se një lojë do të arrijë në të cilën do të mbaroj ky fat i keq, dhe nuk e di nëse është e enjtja apo e diela. Futbolli është i tillë. Kemi përjetuar së bashku momente të mira ndërsa tani po përjetojmë një kohë të vështirë.”

Objektivi
”E dimë situatën dhe e dimë se cfarë duhet të bëjmë. Kemi Copan dhe Championsin. Eshtë një situatë e vështirë sepse kurrë nuk kemi përjetuar. Ne përpiqemi, luftojmë, vrapojmë, kemi lojë, por topi nuk dëshiron të hyjë. Ne duhet t’i rikthejmë golat. E mira në futboll është se ka shumë ndeshje. Ne nuk kemi mundur ta ndryshojmë këtë sot. Jemi të lënduar nga kjo, por nuk do të ndryshojmë mendjen për të vazhduar përpara dhe për të luftuar. Mund të jetë qështje mentale. Ndikon shumë kur nuk fiton.”

Nuk jeni të dorëzuar
”Gjithkush mund të jap mendimin e tij. Ne do të vazhdojmë. Dëshirojmë të dëshmojmë se jemi këtu dhe se duhet të jemi me Real Madridin. Ka jetë, ka shpresë dhe në futboll e mira është se kemi një ndeshje në cdo tre ditë dhe kur gjërat shkojnë keq ju mund ti ndryshoni. Do ta bëjmë këtë të bashkuar duke ndihmuar njëri tjetrin.”

Kritikat për lojën
”Nuk pajtohem me këtë që thonë se nuk kemi asgjë. Në rezultate po, ishin shumë negative, por kjo do të ndryshohet me fitore. Dëshirojmë ta fitojmë një ndeshje të mirë. Shpresojmë se do të jetë të enjten apo të dielën. Sapo fitojmë një ndeshje, gjithcka do të ndryshojë. Shpjegimi është të vazhdojmë të mendojmë atë që duhet ndryshuar. Ndeshjen tjetër duhet të mendojmë vetëm për fitore. Sot, në Vigo të mërkuren, ditën tjetër në Copa, të gjitha që na ndëshkuan. Do të mendojmë se të enjten do të ndryshojë gjithçka.” përcjellë Albeu.com.

Sulmi Madrilen
”Nuk besoj që jemi të parashikueshëm në sulm. Kemi pasur raste në qendër dhe të tjera. Kemi pasur goditje në gol dhe raste tjera për të shënuar. Në futboll ka dy skuadra që kanë të bëjnë me shënimin e një goli para kundërshtarit. Ne përpiqemi ti përgatisim ndeshje, por për lojtarët është e vështirë nganjëherë pasi nëse topi nuk hyn në rrjetë ateherë nuk mendoj se është cështje e parashikueshmërisë. U përpoqëm ti lëndomin kundërshtarit para se ata të na bënin këtë neve.”përfundoi tekniku francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat