Shuhet klubi më i suksesshëm në Kosovë!

Futboll

Shuhet klubi më i suksesshëm në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:01
KFF Hajvalia

Në mungesë të mjeteve financiare, po ashtu edhe të fushës së futbollit dhe një mijë e një problemeve tjera, nuk i mbetet tjetër rrugëzgjidhje klubit të futbollit Hajvalia (femrat), përveç që të shuhet si klub! Ky është një lajm shumë i keq jo vetëm për futbollin femëror, por në përgjithësi sportin tonë, sepse nuk do të shkoi edhe shumë larg, edhe ndonjë  ekip tjetër pritet të marrë vendim të keq sikurse kampionet e Kosovës, që tërhiqen nga garat. Hajvalia në vitet e fundit ka qenë klubi më i suksesshëm në vendin tonë mbase me sukses të madh ka prezantuar veten dhe vendin tonë në garat kualifikuese të Champions League.

“Edhe përkundër shumë rezultateve të mira që kemi pasur me klubin e KFF Hajvalia, edhe pjesëmarrjes si klubi i parë në Champions League, edhe pse jemi në vendin e parë në ligë dhe kemi shumë gjasa që të shpallemi përsëri kampion, ne me klubin e KFF Hajvalia do të tërhiqemi nga garat kampionale në kategorinë e femrave, për arsye të mungesës së stadiumit, shpenzimeve të shumta e pa përfitime. Me këtë rast falënderojmë të gjitha futbollistet për kontributin e dhënë dhe nga sot të gjitha janë të lira”, thuhet në komunikatën e klubit. Trajneri i klubit, Emin Bajrami, është i shokuar nga vendimi i klubit dhe sipas tij, më së shumti do të humbë futbolli!

Image

Emin Bajrami

“Normalisht është një humbje sidomos për ligën po ashtu do të bie edhe më shumë cilësia. Pa Hajvalinë liga është shumë e zbehtë, dihet se nuk do ta ketë më as konkurrencë përveç Mitrovicës që e kishim si rivale.

Nuk është mirë për futbollin e Kosovës, sepse me Hajvalinë e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në garat ndërkombëtare. Është mëkat edhe për këto vashat sepse nuk dihet fati i tyre.  Janë kompetencë e kryesisë që vendosin për të gjitha”, tha Bajrami për gazetën kombëtare “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat