Lenjani nuk po gjen qetësi

Futboll

Lenjani nuk po gjen qetësi

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:41
Ermir Lenjani me ekip

Futbollisti Ermir Lenjani nuk po gjen qetësi në karrierën e tij, pasi as eksperienca e tij te Sioni nuk po shkon mirë. Lenjani u afrua te ekipi zviceran kur trajner ishte Paulo Tramexani, por me largimin e tij nga ekipi, trajneri aktual nuk e ke aspak në planet e tij lojtarin.

Trajneri Gabri konfirmoi se mesfushorin nuk e ka në plane, dhe ai tani ka dy opsione, të largohet për në një ekip të ri ose të qëndrojë te ekipi B i Sionit deri në fund të sezonit, raporton panoramasport.

“Dua të punoj me një grup më të përmbledhur, maksimumi 20-22 elementë. Ia kam konfirmuar klubit këto ndryshime, duke shtuar numrin e lojtarëve që do të stërviten me të rinjtë.”

“Në listën e atyre që nuk janë më në planet e mia janë Konstant, Akuafreska, Karlitos, Paulo Rikardo, Lurati, Zverotiç, Adao, Lenjani dhe Milosavljeviç. Të gjithë janë jashtë grupit”, deklaroi Gabri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat