Kokëfortësia e Zidanes

Futboll

Kokëfortësia e Zidanes

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:43
Zinedine Zidane

Pasi insistoi në mesjavë se nuk do të ndryshonte as formacionin dhe as stilin e lojës, Zinedine Zidane e mbajti fjalën gjatë humbjes 1:0 ndaj Villarreal, megjithëse kokëfortësia e francezit ka ndëshkuar Los Blancos për momentin.

Është pikërisht kjo sjellje e gabuar që ka çuar në një mbrojtje titulli katastrofike.

Një fitore e Barcelona-s ndaj Real Sociedad të dielën do ta zmadhonte diferencën midis dy skuadrave në 19 pikë.

Megjithëse rezultatet kanë ecur shumë keq, Zidane nuk ka parë asnjë arsye për të ndryshuar skuadrëm; besimi i tij te grupi aktual është i palëkundshëm.

Patjetër, duhet të mbahet mend metoda e përdorur në vitin 2017 që i solli goxha sukses Los Blancos, megjithëse evoluimi është kyç kur je duke ndërtuar një dinasti.

Ish-trajneri i Castilla-s ka besim të verbër te skuadra aktuale, dhe nuk ka asnjë dyshim në mendjen e tij se me rikthimin e Sergio Ramos dhe Karim Benzema, skuadra e tij do të jetë më e fortë.

Fatkeqësisht, forma e skuadrës së tij është aq e dobët për momentin sa që mposhtja e Paris Saint-Germain duket thuajse e pamundur.

Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Pepe u larguan në verë dhe askush nuk është zëvendësuar siç duhet, sidomos dyshja e sulmit.

Gjithsesi, kjo situatë nuk do të tolerohet për kaq vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat