Skuadra greke, Panionios, konfirmoi se ka përforcuar radhët me futbollistin shqiptar Mërgim Brahimi. Mesfushori nga Kosova, nënshkroi kontratë me klubin grek dhe do ta vesh fanellën me numër 9-të. Pas nënshkrimit të kontratës, Brahimi tha: “Shpresoj të filloj punën më shpejt me ekipin tim të ri, trajnerin dhe shokët e ekipit tim. Besoj do të kemi një vit të shkëlqyer”. Ai së fundi luajti me skuadrën e mirënjohur zvicerane, Grasshoppersi. “Gjithashtu pashë tifozët tanë dhe më pëlqyen që ata e mbështetën grupin me pasion. Dua t’i falënderoj ata për mesazhet që më kanë dërguar dhe u premtoj atyre se do të bëj gjithçka për t’i mundësuar ekipit të arrijë qëllimet e tij”, tha Brahimi.