Capello: VAR-i do të krijojë më shumë progres

Futboll

Capello: VAR-i do të krijojë më shumë progres

Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:24
Capello: VAR-i do të krijojë më shumë progres

Teknologjia VAR diskutohet kudo dhe dikujt i pëlqen e dikujt jo.  Trajneri i njohur italian, Fabio Capello beson se teknologjia VAR mund të përmirësohet duke vënë një trajner pranë zyrtarëve në kabinë.

Teknologjia e re u prezantua në Serie A nga ky sezon dhe ka dhënë rezultate të përziera. “Me qëllim të përmirësimit të përdorimit të kësaj teknologjie, unë do të vendosja një trajner pranë zyrtarëve të VAR në kabinë, kështu që ka një pamje më të plotë.

Gjyqtarët janë një botë e ndarë dhe unë mendoj se duke vënë një trajner me përvojë në krahut pranë tyre, VAR-i do të krijojë më shumë progres”, ka thënë Capello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat