Kosova aranzhon miqësore me Azerbajxhanin

Futboll

Kosova aranzhon miqësore me Azerbajxhanin

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:31
Kosova aranzhon miqësore me Azerbajxhanin

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet sot, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve.

Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor.

Kjo do të jetë një miqësore e mirë për kombëtaren tonë dhe t’i sprovojë disa nga futbollistët e rinj, që mund të jenë të ardhmen pjesë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat