Më afër rënies nga liga se sa Barcelonës apo titullit – dështimi i madh i Real Madridit

Futboll

Më afër rënies nga liga se sa Barcelonës apo titullit – dështimi i madh i Real Madridit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:32
Cristiano Ronaldo

Real Madridi është më afër rënies nga liga, se sa Barcelonës apo titullit të kampionit.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid, aktualisht renditet në pozitën e katërt në ligë, me 32 pikë pas 18 xhirove.

Madrilenët të shtunën pësuan humbje me rezultat 1:0 në “Bernabeu” nga Villarreali në kuadër të La Ligas.

Kjo humbje ka bërë që ‘Los Blancos’ tashmë të renditen 19 pikë prapa liderit dhe rivalit Barcelona, pas fitores që blaugranët e shënuan ndaj Real Sociedadit.

Ekipi që renditet në pozitën e 18-të [vend që garanton rënien nga liga], Deportivo La Coruna, aktualisht ka 16 pikë pas 19 xhirove – 16 më pak se Real Madridi që ka 32.

Barcelona aktualisht kryeson si lidere me 51 pikë – që do të thotë se ka 19 pikë më shumë se Real Madridi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat