Uellsi me trajner të ri

Futboll

Uellsi me trajner të ri

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:44
Ryan Giggs

Ryan Giggs është emëruar trajneri i ri i Uellsit dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Ish-lojtari i Manchester United, tashmë 44 vjeç, do të jetë pasardhësi i Chris Coleman, i cili u largua për te Sunderland në nëntorin e kaluar.

Asistenti i Coleman Osian Roberts, ish-sulmuesi i Uellsit Craig Bellamy dhe Mark Bowen gjithashtu u intervistuan për postin e trajnerit.

Giggs kishte kohë që ndiqej nga Federata e Futbollit të Uellsit (FAW) dhe ishte favorit për të qenë trajneri i ri i ishullorëve pasi Coleman u largua kur nuk arriti të kualifikonte përfaqësuesen e Uellsit në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat