Beqiraj në Belgjikë

Futboll

Beqiraj në Belgjikë

Nga: K.G. Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:18
Fatos Beqiraj

Klubi i futbollit Mechelen prezantoi lojtarët e rinj, si Fatos Beqiraj, Clement Tainmont, Nicolas Verdier, Fabien Camus dhe German Mera. Mechelen garon në elitën e futbollit belg dhe aktualisht renditet në vend të parafundit (i 15-ti) me 18 pikë të mbledhura. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Beqiraj, ndryshe luan në kombëtaren e Malit të Zi, së fundit u paraqit për Dinamon e Moskës në kampionatin rus. Në kampionatin rus, Beqiraj në 60 paraqitje e gjeti 13 herë rrugën e rrjetës. Kujtojmë se gjatë karrierës së tij futbollisti ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Dinamos së Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat