Skënderbeu barazon me kampionin e Rumanisë

Futboll

Skënderbeu barazon me kampionin e Rumanisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:36
Pamje nga ndeshja

Përfundoi në barazim 1:1 sfida miqësore Viitorul – Skënderbeu, e luajtur në Antalia, e treta për ekipin korçar në këtë fazë përgatitore që po zhvillon në Turqi. Skuadra e Ilir Dajës ishte më e qartë në lojën e saj në pjesën e parë, në fund të së cilës kaloi në avantazh me anë të James Adeniyi.

Në pjesën e dytë stafi teknik i korçarëve kreu disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarët që kanë patur më pak minuta në këmbë. Kampionët e Rumanisë arritën të barazonin në fraksionin e dytë, me sfidën që u mbyll pa një fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat