Klubi nga fshati befason me përforcime

Futboll

Klubi nga fshati befason me përforcime

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 11:12
Armend Miftari firmos me Bashkimin

Klubi Bashkimi nga fshati Koretin, komuna e Dardanës, vazhdon me përforcime, me synime që të jenë më të fortë për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. “Pas shumë përpjekjeve vjen marrëveshja vendimtare e këtij sezoni. KF Bashkimi më në fund arriti marrëveshje për sezonin pranveror me portierin e njohur Armend Miftari. Armendi sezonin 2016/17 luajti në Superligë, si pjesë e KF Hajvalisë, derisa sezonin vjeshtor të këtij kampionati u paraqit me KF Vllazninë”, bëhet e ditur nga KF Bashkimi, skuadër që renditet në vend të 12-të me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat