Feridja: Gjynah prej këtyre vashave!

Futboll

Feridja: Gjynah prej këtyre vashave!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 11:29
KFF Hajvalia

Kampionet në fuqi dhe kampionet vjeshtore, Hajvalia, shuhet! Mëkat,  kështu e quan edhe futbollistja e mirënjohur Feride Kastrati. “Po besoj që tashmë është e ditur se klubi i futbollit të femrave Hajvalia është shuar dhe larguar nga Superliga e femrave.

Është për gjynah dhe mëkat se si klubet dita ditës po shuhen në vendin tonë.

Image

Unë personalisht jam ndier e shokuar me lajmin nga kryesia dhe jam ndier shumë keq, por mbetet vendim i tyre, edhe pse shumë futbolliste mbeten pa ekip për momentin. Unë kam kaluar momente shumë të mira me ekipin ku u shpallëm kampione në Kosovë dhe fituam Kupën, si dhe pjesëmarrjen në Champions League.

Kështu që  jam e lirë nga klubi Hajvalia dhe ditët në vijim mbetet të vendosi se ku do vazhdoj pjesën e mbetur të sezonit”, shkruan me zhgënjim Feridja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat