Një shqiptar e kërkon klubi i Serie A

Futboll

Një shqiptar e kërkon klubi i Serie A

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:50
Kristal Abazaj

Kristal Abazaj përfundon në radarin e klubit të Serie  A, Chievo Verona. Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”.

Talenti i Luftëtarit është shitur te Skënderbeu për 200 mijë euro, ndërsa gjirokastritët kanë mbajtur 20 % të kartonit. Nuk është çudi që tani korçarët të transferojnë brenda janarit 21-vjeçarin.

Natyrisht do të kërkohet një shifër e majme, për më tepër që Abazaj është pjesë e Kombëtares U-21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat