“Ronaldo është në Top 10, Messi më i miri i historisë”

Futboll

“Ronaldo është në Top 10, Messi më i miri i historisë”

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:38
Ronaldo dhe Messi

Trajneri i Espanyol Qique Sanchez Flores ka treguar se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të përballuar Barcelona-n në Copa del Rey, dhe ka dhënë mendimin e tij mbi krahasimin e përhershëm të Messi-t dhe Ronaldo-s.

Kryesuesit e La Liga-s do të ndeshen me rivalët e derbit në një ndeshje vajtje-ardhje në Kupë dhe Sanchez Flores shprehet se pret një kundërshtar të pamëshirshëm.

“Ndeshja e nesërme do të ketë shumë opsione por lojtarët e mi duhet të tregohen inteligjentë,” shprehet trajneri.

“Barcelona ka qenë më mirë në pjesët e dyta, kur rivalët ndihen të lodhur nga puna e madhe e bërë.

“Duhet të jemi në gjendje të mirë në pjesën e dytë, të gjejmë balancën dhe të luajmë së bashku për të shmangur lënien e hapësirave.”

Flores pyetet edhe mbi krahasimin mes Messi-t dhe Ronaldo-s, trajneri tregohet tepër i qartë.

“Messi është më i miri i historisë. Shumë pak lojtarë më kanë lënë pa fjalë, dhe ai është një nga ata. Ndërsa Ronaldo është mes më të mirëve, top 10 padyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat