Maldini: Italia nuk e meritonte kualifikimin në Botëror

Futboll

Maldini: Italia nuk e meritonte kualifikimin në Botëror

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:01
Paolo Maldini

Italia, për herë të parë pas 60 vitesh, nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Një njollë e zezë për të gjithë sistemin dhe jo vetëm për ish-trajnerin Ventura. Përballja e dyfishtë me Suedinë nuk do të harrohet kurrë dhe do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së “axurrëve”. Por rindërtimi, kur kanë kaluar dy muaj nga eliminimi, nuk ka filluar akoma. Nuk është përzgjedhur akoma trajneri i ri dhe as presidenti i ri i federatës. Ndërkohë, një nga legjendat e futbollit italian, Paolo Maldini, ka thënë se Italia nuk e meritonte kualifikimin në Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi ka deklaruar se eliminimi ka qenë i drejtë. “Italia nuk e meritonte të shkonte në Kupën e Botës edhe po ta kishte mundur Suedinë. Nuk ishte një problem teknik apo taktik, por politik. Nuk ishim gati për t’u kualifikuar”.

Kështu, pas triumfit të 2006-ës, Italia ka dështuar në pothuajse të gjitha kompeticionet e mëdha. Në Kupën e Botës të 2010-ës dhe të 2014-ës është eliminuar në fazën me grupe dhe ka marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshje. Një bilanc shumë negativ që është në kontrast me një epokë të artë, një nga protagonistët e së cilës ka qenë edhe Paolo Maldini.

Ish-mbrojtësi milanist ka marrë pjesë në katër Botërore. Në Itali ’90, Italia ka dalë në vendin e tretë dhe katër vite më pas, në USA ’94, ka humbur në finale pas penalltive. Pika e bardhë i ka ndëshkuar ata edhe në Francë ’98 kundër “Gjelave”. Ndërsa në 2002, ndëshkuesi i kombëtares italiane ka qenë Byron Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat